Ka ndodhur

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Gazeta Si – Policia e Pogradecit ka arrestuar Edison Agollin, 22-vjeçarin e shpallur në kërkim për bashkëpunim me vëllain e tij dhe 2 persona të tjerë, të cilët tentuan të vrisnin Brian Syzon disa javë më parë.

Në pranga ka rënë edhe vetë i plagosuri Syzo, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë në vitin 2023 për dënim me 3 vite e 4 muaj burg për shitjen e lëndëve narkotike.

Edison Agolli akuzohet për veprën penale të “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njëkohësisht, krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos.

Më herët në pranga kanë rënë Nikolla Agolli dhe shoku i tij David Prifti. Ndërsa në kërkim është ende Meardi Berberi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë