Gazeta Si – Një mjet lundrues me emigrantë nga vende të treta, u shpëtua nga Policia Kufitare e Vlorës, e cila ndërhyri në orët e para të mëngjesit të sotëm 8 milje larg grykëderdhjes së lumit të Vjosës.
Pas sinjalizimit, policia arriti të lokalizonte mjetin gomone dhe arritën të shpëtonin të gjithë personat që ndodheshin në bord.
Sipas të dhënave paraprake, emigrantët janë shtetas të pesë vendeve të ndryshme të Afrikës dhe Azisë si Haiti, Afganistani, Liberia, Pakistani dhe Bangladeshi.
Ende nuk është përcaktuar destinacioni i tyre apo nëse po tentonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues.
Kjo pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të tyre dhe përfundimit të veprimeve hetimore nga autoritetet kompetente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje