Ka ndodhur

Gjendet e pajetë një grua në Liqenin e Thatë, dyshohet se u hodh vetë në ujë

Një grua rreth 45 vjeçe është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Liqenin e Thatë, në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 07:10 shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë u njoftuan se një person dyshohej se ishte vetëhedhur në ujë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u angazhuan polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet. Rreth orës 09:00, ata gjetën në ujërat e liqenit trupin e pajetë M. T., rreth 45 vjeçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë