Gazeta Si – Një 31-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar 4 armë zjarri tip pistoletë, të cilat dyshohet se do t’i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.
Sipas policisë, i riu i arrestuar është banues në Tiranë dhe rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndalimi i tij u bë në tunelin e Skërficës.
Gjatë kontrollit të mjetit, në dyshemenë e tij u gjetën të fshehura 4 pistoleta, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në Shqipëri në pjesë të ndryshme dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen e tyre te një grup kriminal në zonën e Sarandës.
Autoritetet thonë se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje