Gazeta Si – Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi në banesën e tij në fshatin Trush u gjetën 4 armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shkodrës, pas administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, në kuadër të goditjes së paligjshmërive dhe garantimit të rendit e sigurisë publike.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut me inicialet R. M., policia sekuestroi 1 automatik, 1 pushkë, 2 armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni. Armët u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e hetimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje