Ka ndodhur

Zbulohen plantacione me kanabis në Lezhë, arrestohen dy persona (video)

Gazeta Si – Policia e Lezhës ka finalizuar një aksion antidrogë në fshatin Velë, ku ka zbuluar pesë parcela me kanabis në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar dy persona, ndërsa katër punonjës të OSHEE-së do të hetohen në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Marin Feta, 39 vjeç, dhe Anton Mashnori, 27 vjeç. Sipas policisë, 39-vjeçari kishte përshtatur një pjesë të banesës së tij për kultivimin e kanabisit, duke përdorur llamba dhe pajisje të posaçme që furnizoheshin me energji elektrike përmes një lidhjeje të paligjshme.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se dy ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, efektivët e policisë asgjësuan 174 bimë narkotike kanabis dhe sekuestruan dy armë gjahu, pajisje elektrike dhe teknike të përdorura për kultivim në ambiente të mbyllura, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 18 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë