Gazeta Si – Të paktën 14 000 vdekje më shumë u regjistruan si pasojë e të nxehtit, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme.
Ky është vlerësimi alarmant i studiuesve në 6 vendet më të goditura nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën prej javësh pa ndërprerje.
Vala rekord e të nxehtit e muajit të kaluar shkaktoi mijëra vdekje në të gjithë Evropën Perëndimore, duke e bërë atë një nga katastrofat më vdekjeprurëse të kontinentit që lidhen me klimën.
Sipas një analize nga “Politico”, të dhënat paraprake zyrtare të vdekshmërisë dhe vlerësimet e studiuesve tregojnë të paktën 14,000 vdekje shtesë gjatë periudhës së nxehtësisë ekstreme krahasuar me të kaluarën e afërt.
Vala e të nxehtit, e cila nisi rreth datës 18 qershor dhe zgjati deri më 1 korrik, theu të gjitha rekordet në disa vende.
Shifrat e analizuara përfshijnë rreth 2 000 vdekje shtesë në Francë, 1 740 në Belgjikë, 6 800 në Gjermani dhe 480 në Holandë, si dhe 810 vdekje të lidhura drejtpërdrejt me të nxehtin në Spanjë dhe rreth 2 200 në Mbretërinë e Bashkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje