Ka ndodhur

Ekzekutohet me armë në Bërxullë të Vorës një 50-vjeçar

Gazeta Si – Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 12 korrik 2026 në fshatin Bërxullë të Vorës.

Policia njofton se viktima, E (A).S., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar teksa po lëvizte në këmbë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën e ka nisur hetimet.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Paralelisht, janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë