Ka ndodhur

Arrestohen 3 persona, u përfshinë në dy konflikte në Kombinat dhe Kamëz

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në Kamëz dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Në Zall-Herr, Policia arrestoi dy të rinj, 20 dhe 21 vjeç, të dyshuar se kanë goditur me grushte dy persona gjatë një sherri, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë, në Kombinat u vu në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar se dhunoi fizikisht dy shtetas, ndërsa një 33-vjeçar është shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt, pamjet e të cilit janë publikuar edhe në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë