Ka ndodhur

E rëndë në Shkodër, burri vret me armë gjahu gruan

Nga Gazeta Si- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në unazën lindore të qytetit të Shkodrës këtë të enjte.

Raportohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij me armë gjahu. Autori i dyshuar është Sh. Ziçi, 64 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, B. Ziçi, 54 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërkohë që autori është arrestuar nga policia.

Nuk dihen motivet, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë