Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje me qëllim shitjen e tyre në Tiranë. Në pranga kanë rënë fillimisht Sh.S., 31 vjeç dhe Sh.Sh., 43 vjeç.
Gjatë kontrollit të 31-vjeçarit, iu gjet një pistoletë dhe pas verifikimeve të policisë, u zbulua se kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak”, teksa qarkullonte me automjet në Rrugën e Dibrës.
Ndërsa në Kashar u arrestua një 69-vjeçar me inicialet F.H., pasi iu gjetën në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu me qindra fishekë, të cilat dyshohet se do i shiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje