Ngjarje

Fier/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat! Arrestohet njëra, kishte dhunuar edhe nënën

Nga Gazeta Si- Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku shfaqet dhunimi i një 17-vjeçareje nga tre vajza, duke sqaruar se rasti është trajtuar pas kallëzimit dhe se janë kryer të gjitha veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026. Po atë ditë, 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza 15-vjeçare.

Menjëherë pas denoncimit, tre të dyshuarat janë shoqëruar në komisariat, ku kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

Policia bën me dije gjithashtu se më 28 qershor është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve, pas një kallëzimi të bërë nga nëna e saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar fizikisht nga e bija. Pas procedurave përkatëse, e mitura është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë