Ka ndodhur

Sherr për parkimin e makinës, plagoset me thikë 33-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete të forta dhe me thikë të ndodhur dje hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet.

Sipas policisë, të arrestuarit janë Luciano Nurçja, Albert Lika dhe Enea Kurti, ndërsa shkak i konfliktit u bë parkimi i makinës. 

Ata akuzohen për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” pasi dyshohet se dhunuan dhe plagosën me thikë 33-vjeçarin A.I., i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Policia procedoi penalisht edhe të riun e plagosur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë