Ka ndodhur

Goditet një tjetër skemë mashtrimi me ‘Call Center’ në Shkodër, 4 të arrestuar

Gazeta Si – Një operacion i gjerë policor i koduar “Network” është finalizuar në Shkodër, ku është zbuluar një “Call Center” i dyshuar për ushtrim të mashtrimit kompjuterik në lagjen “Vasil Shanto”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Network”, policia tha se në pranga ranë: Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.

Burime bëjnë me dije se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 persona dhe mbi 61 të tjerë. Këta të fundit, kryesisht punonjës të call center që po hetohen në gjendje të lirë.

Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime të mëdha.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar dhjetëra pajisje kompjuterike që përdoreshin për mashtrimin, përfshirë edhe aparate celularë, të cilët do të shërbejnë për dokumentimin e mashtrimit dhe hetime të tjera.

“Në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë