Gazeta Si – Hasan Ferracaku i dyshuar për përfshirjen në masakrën e Velipojës të 26 qershorit 2021, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër, ku qëndronte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ferracaku mbikëqyrej 24 orë nga policia, por pavarësisht kontrollit ka arritur të largohet në drejtim të paditur, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.
Ai ishte një nga të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë në Velipojë, e cila nisi si një konflikt për ndarjen e shezlongëve dhe përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor që vijon ende, pa një vendim përfundimtar të formës së prerë.
Ferracaku ishte në ruajtje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arratiset për arsye që ende janë të paqarta. Ai ishte një prej dy të plagosurve në masakrën e 26 qershorit 2021 në Velipojë bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj 25 vjeç si dhe kamarieri 20 vjeçar Myzerim Zeneli që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku.
Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku lirdhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.
Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje