Nga Gazeta ‘Si’- Në vitin 2025, në Shqipëri u regjistruan 21,394 vdekje, duke shënuar një rënie prej 3.2% krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 22,102 vdekje, sipas të dhënave të INSTAT.
Norma bruto e vdekshmërisë zbriti në 910.5 vdekje për 100 mijë banorë, nga 929.8 që ishte në vitin 2024.
Shkaku kryesor i vdekjeve mbeten sëmundjet natyrale, që përbëjnë 96.7% të totalit. Te femrat dhe meshkujt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut mbeten shkaku kryesor i vdekjeve, ndërsa tumoret janë më të shpeshta te meshkujt. Vdekjet nga pleqëria rezultojnë më të larta te femrat. Në grup-moshën 20-44 vjeç, shkaku kryesor i vdekjeve janë dëmtimet traumatike dhe helmimet, ndërsa në grup-moshën 0-19 vjeç dominon gjithashtu aparati i qarkullimit të gjakut, i ndjekur nga komplikacionet perinatale.

Por shifrat tregojnë një rritje të vdekjeve nga aksidentet, në total 471 viktima. Thënë ndryshe, në 2025-n, aksidentet kanë shkaktuar rreth 1 në 45 vdekje, nga rreth 1 në 53 vdekje në vitin 2024.
Ndërkohë, 1 në 497 vdekje në 2025 janë shkak i vrasjeve, krahasuar me 1 në 502 në 2024, duke pasqyruar po ashtu një rritje të këtij fenomeni kriminal.
Vetëvrasjet raportohen në të njëjtin nivel s një vit më parë, 1 në 111 vdekje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje