Nga Gazeta ‘Si’- Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter e kanë futur Venezuelën në gjendje të jashtëzakonshme, duke vrarë të paktën 164 persona, plagosur më shumë se 1.000 dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa.
Zyrtarët paralajmërojnë se mund të ketë dëme të mëdha dhe se numri i viktima mund të rritet deri në një mijë.
Aeroporti Ndërkombëtar Sioón Bolívar në Maiquetia, i cili i shërben kryeqytetit Caracas, pësoi dëme të rënda, me skena paniku të regjistruara ndërsa pjesë të çatisë u shembën, duke çuar në mbylljen e objektit.
Në kryeqytet raportohet se disa ndërtesa janë shembur plotësisht, ndërsa të tjera kanë pësuar dëmtime serioze strukturore.
🚨 BREAKING – VENEZUELA
— LW World News (@LW_WorldNews) June 25, 2026
Tragic.. 🙏🏻
🔴 VENEZUELA : MOMENT OF POWERFUL EARTHQUAKE M 7.5 STRUCK YARACUY STATE
2 major earthquakes -foreshock 7.1 and 7.5 mainshock- near MORÓN
-Severe shaking in CARACAS & LA GUAIRA
-Massive casualities & damage.
-Earthquake – Sismo – Terremoto… pic.twitter.com/Q04tUcbGqK
Ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja. Dëshmitarë në terren dhe gazetarë lokalë raportojnë se njerëz të bllokuar nën ndërtesa të shembura kërkuan ndihmë, ndërsa dëgjoheshin thirrje për shpëtim nga rrënojat.
Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe emëroi një gjeneral për të mbikëqyrur reagimin ndaj emergjencave.
Gjatë fjalimit të saj drejtuar kombit, ajo shprehu ngushëllimet e saj për ata që humbën të dashurit e tyre në tërmet.
Ajo konfirmoi gjithashtu se aeroporti në Maiquetia, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës që ndodhet në periferi të Karakasit, ishte mbyllur për shkak të “dëmeve serioze”.
WATCH: Moment powerful 7+ magnitude earthquake (terremoto) causes major damage at Caracas Airport, Venezuela pic.twitter.com/2kd7oNFxbs
— Rapid Report (@RapidReport2025) June 24, 2026
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena paniku, ndërsa pasagjerët dhe punëtorët evakuohen nga terminali i aeroportit nga frika.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se në lagjen Chacao janë shembur të paktën dy ndërtesa dhe më shumë se 500 punonjës emergjence janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ekziston një probabilitet i lartë për pasoja të rënda. Situata është rënduar edhe në infrastrukturë.
Aeroporti ndërkombëtar Maiquetía është mbyllur për shkak të dëmeve serioze, ndërsa pasagjerët janë parë duke u larguar në panik gjatë lëkundjeve.
Raportohet gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike, mungesë sinjali dhe dëmtime në linjat e furnizimit me karburant në disa zona të Caracas-it.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje