Njerez

Ndahet nga jeta pediatri Edi Tushe, kolegët: Të gjithë flasin për mjekun e madh që ishe

Nga Gazeta Si- Mjeku i njohur pediatër, Edi Tushe është ndarë nga jeta mbrëmjen e të hënës.

Lajmi është bëri i ditur në një njoftim të klinikës që ai drejtonte.

“Sot tavolina e tij mbeti bosh. Stetoskopi heshti. Dera nuk do të hapet më për të pritur fëmijët që e donin aq shumë. Dhe zemrat tona mbetën me një plagë që nuk do të mbyllet kurrë plotësisht. Sa shumë njerëz ke ndihmuar”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e klinikës.

Dr. Edi Tushe ia kushtoi jetën kujdesit për shëndetin e fëmijëve, duke lënë pas një kontribut në fushën e pediatrisë, duke u cilësuar shpesh edhe si “babai u neonatalogjisë”.

“Sa shumë njerëz ke ndihmuar, sa shumë fëmijë ke shëruar, sa shumë prindër ke qetësuar, sa shumë dashuri ke lënë pas”, thuhet në njoftimin e klinikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë