Ngjarje

Dita e 13-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët ‘takohen’ në shesh me mbështetësit e PS

Revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 13-të, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur sërish duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit po tregojnë vendosshmëri duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Pasi mbaroi takimi i PS për 35 vjetorin, protestuesit janë përplasur me mbështetësit e PS që ishin pjesë e festës së organizuar disa metra më tej.

Më herët aktivistët u kanë bërë thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos i bashkohen mitingut të PS-së në sheshin “Italia”, aty ku po mbahej 35-vjetori i themelimit të PS.

Me pankarta në duar dhe duke brohoritur thirrjet kundër klasës politike, qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra në shesh.

Thirrjet e tyre të vazhdueshme janë “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg ndërsa kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë