Gazeta Si – SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, 15 “arrest me burg” e 5 “arrest në shtëpi”, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash.
Në krye të këtij grupi, dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës. Ky i fundit u dhunua në gusht të vitit 2024 në një resort luksoz për një sherr banal në Palasë.
Në pranga ka rënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa në “arrest shtëpie” është Edmond Jaupi. Në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë vendit.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Në kërkim gjithashtu është dhe Orges Birçaj.

Sipas vendimit të gjykatës datë 10 qershor, janë ekzekutuar sekuestrime të shumës totale prej mbi 128 milionë eurosh në llogarinë e noteres Amela Mukaj. Këto fonde dyshohet se janë përdorur për të treja transaksionet e shitblerjes së tokave në Zvërnec.
Burimet bëjnë me dije se përgjimet e realizuara nga SPAK, të cilat dokumentonin bisedat mes anëtarëve të grupit kriminal të dy vëllezërve Koçeku, kanë qenë kyçe për nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrjetit të pastrimit të parave në këtë çështje.
Ndërkohë mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.
Në fakt, Orest Sota, është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro.
Në prill të këtij viti, Sota shkoi në SPAK ku qëndroi për 5 orë duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se aktiviteti kriminal dyshohet të jetë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa kontrollet dhe procedurat për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vijojnë në disa zona.
SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende informacion shtesë, por pritet që në përfundim të operacionit të publikojnë një njoftim zyrtar me të dhëna të plota mbi hetimet, personat e proceduar dhe provat e administruara.
Sipas të dhënave paraprake, në listën e të dyshuarve janë:
Artur Shehu
Ilir Shtufi
Orest Sota
Orgert Birçaj
Edmond Jaupi
Artur Koçeku
Abedin Koçeku
Erion Rama
Adi Rama
Dritan Aga
Baftri Troci
Gëzim Islami
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje