Gazeta Si – Emanuele Muhaxhiri, 24 vjeç, me origjinë shqiptare, është shpallur fitues i konkursit prestigjioz italian “Pizza: Generazione Futuro”, një garë që promovon talentet e reja të artit të picës në Itali.
I lindur në Velletri pranë Romës nga prindër shqiptarë, fitoi vendin e parë me krijimin e tij të quajtur “Super Marinara”, gjatë finales së zhvilluar në provincën e Kazertës.
“Doja të përfaqësoja një ide të thjeshtë dhe ta shndërroja në diçka komplekse, edhe duke përdorur përbërës elementarë. Përbërësi më i rëndësishëm është pasioni që më kanë transmetuar prindërit e mi me origjinë shqiptare”, u shpreh Muhaxhiri pas fitores.


Falë këtij suksesi, ai do të marrë edhe çmimin special “Giovane dell’Anno 2026 – Ferrarelle Award”, një vlerësim i dhënë nga guida prestigjioze italiane 50 Top Pizza Italia 2026, gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në korrik në Milano.
Muhaxhiri menaxhon së bashku me vëllain e tij një piceri në Velletri, pranë Romës. Në garë ai u paraqit me “Super Marinara”, një picë e frymëzuar nga tradita romane, ku spikaste hudhra, domatet dhe kaperët.
Me këtë kombinim të thjeshtë, por të ekuilibruar, 24-vjeçari arriti të bindë jurinë dhe të lërë pas konkurrentët e tjerë.
Juristët vlerësuan jo vetëm shijen dhe paraqitjen e picës, por edhe teknikën dhe kreativitetin e Muhaxhirit, duke e shpallur fitues të edicionit të parë të konkursit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje