Nga Gazeta ‘Si’- Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën këtë të martë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kundër projektit në Zvërnec.
Të tjera kërkesa janë shfaqur përmes pankartave gjatë protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Në një nga pankartat e shfaqura shkruhej: “Qëndro deri në rrëzim”, ku protestuesit theksonin se nuk janë “tifozë”, por qytetarë që kërkojnë ndryshim dhe mendojnë për të ardhmen e vendit. Në mesazhin e përcjellë në pankartë shkruhet për një “qeveri të re, rrënjësisht”,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje