Nga Gazeta Si- “Sirena e Sarandës dhe Misteret e Detit Jon” është një projekt turistik inovativ që ndërthur historinë, natyrën, artin dhe teknologjinë për t’u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike nën ujë.





Përmes një nëndetëseje gjysmë-zhytëse, turistët do të eksplorojnë botën nënujore të gjirit të Sarandës, ndërsa do të shoqërohen nga rrëfime historike dhe legjenda lokale.



Projekti përfshin edhe performancën artistike të “Sirenës së Sarandës”, duke krijuar një atraksion të ri që synon të promovojë qytetin si një destinacion ku deti, historia dhe kultura bashkohen në një përvojë të veçantë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje