Nga Gazeta ‘Si’- Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si ndihmës në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.
44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtator duke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit.
Sipas SPAK, Kolaveri, pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, ka pasur rolin e ndihmësit dhe ndërmjetësit për të organizuar rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Vrasja e Klevis Lleshit u zbulua pas zbërthimit te aplikacionit SKY ECC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje