Nga Gazeta Si- Është mbajtur në Tiranë dhe këtë të martë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, protestuesit nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e planit për të ndërtuar një resort në Zvërnec.
Në mesin e thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, disa protestues i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup përfaqësues prej tyre.
“Nuk ka dialog” është përgjigjia në kor e disa prej të pranishmëve në tubim.
Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, teksa flisnin në podium, kërkesat e disa prej qytetarëve ishin dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkonin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje