Kombetarja

‘Janë miqësore, por rezultati ka rëndësi’/ Maran: Do të krijojmë ADN-në tonë

Nga Gazeta Si- Tekniku italian, Rolando Maran, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se kombëtarja shqiptarë do të futet gjithmonë në fushë vetëm për fitore dhe për të krijuar “ADN-në” e vetë.

“Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme kur punon me një Kombëtare, sepse janë shumë pak ditë për të punuar me lojtarët. Kryesorja është që ne të kemi, por besoj se ka mjaftuar koha për të pasur një ide se si ne të luajmë. Sigurisht që na ka shërbyer kjo kohë edhe për t’u njohur, do të na shërbejë edhe për t’u përmirësuar nga gabimet. Duhet të kemi qasjen e duhur për t’u futur nesër në fushë. Me sa kam parë, është një sinjal i qartë që skuadra është në pikën e duhur”, tha Maran, duke shtuar se janë dy ndeshje miqësore, por rezultati ka rëndësi.

“Kur hyn në fushë si skuadër, shpresoj që ne të marrim këtë rezultat. Do të jetë e vështirë, por në momentin që do të kemi një rezultat të mirë, kjo do të ishte perfekte”.

Malan tha se e rëndësishme për të është që skuadra të dalë në fushë dhe të mbyllë ndeshjen. Të sigurojë një rezultat pozitiv.

“Me Izraelin do të jetë e vështirë dhe një test provues. Unë kërkoj që skuadra të jetë me kurajë dhe personalitet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë