Gazeta Si – Ish-presidenti Ilir Meta, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Çepan të Skraparit, ku mori pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Kreu i PL-së, ka lënë qelitë e burgut 313 në Tiranë i shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.
Pasi ka mbërritur, Meta ka takuar të afërmit e tij të mbledhur për t’i dhënë lamturmirën e fundit Rexhep Metës.
Në këtë ceremoni morën pjesë sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ish-deputeti Lefter Maliqi, botuesi Fahri Balliu dhe ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.
Në homazhe është e pranishme edhe ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi, e cila dha edhe lajmin e vdekjes së ish-vjehrrit, gjatë paraqitjes në SPAK.
Gjatë gjithë kohës, Meta do të shoqërohet nga punonjës të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi.
Ilir Meta ndodhet në qeli që prej vitit 2024, i akuzuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje