Sociale

‘Koalicioni Pro Familjes’, protestë kundër terapisë hormonale për transgjinorët

Gazeta Si – Me pankarta në duar dhe thirrje në mbështetje të familjes tradicionale, aktivistë të “Koalicionit pro familjes”, protestuan pasditen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbej”, kundër trajtimeve hormonale për personat transgjinorë.

Protestës i janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët kanë anuluar edhe “Foltoren” e përjavshme para kryeministrisë, për të qenë të pranishëm në këtë tubim.

Pasi përfunduan fjalimet në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Shëndetësisë.

Elementë të shumtë të opozitës, por edhe shoqëria civile, kanë kundërshtuar ashpër vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që terapia hormonale për personat transgjinorë të zhvillohet në QSUT.

Në të njëjtin moment në Sheshin Skënderbej po zhvillohet edhe protesta e qytetarëve që kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec.

Kërkesat e Koalicionit Pro familjes:

-Shfuqizim te ligjit te barazisë gjinore.

-Shfuqizim te urdhrit qe lejon trajtimin hormonal trasgjinoreve.

-Ndalimin e implementimit te ideologjisë gjinore ne kurrikulat shkollore.

-Pushimin nga detyra te ministres (Evis Sala) edhe zv ministres te shëndetësisë, (Eugena Tomini)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë