Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, duke rrëzuar njërën dhe pranuar tjetrën.
Sipas GJK, kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen “McGonigal” e depozituar nga PD nuk pranohet, por “drita jeshile” i është ndezur kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet.
Pas rrëzimit nga mazhoranca të dy nismave të PD për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare, “Zgjedhjet e 11 Majit” dhe “Çështja McGonigal” në tetor 2025, Kushtetuesja e mori në shqyrtim padinë e depozituar nga opozita në fillim të muajit maj.
Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, të dy kërkesat e opozitës i plotësonin 3 kriteret për ngritjen e një komisioni hetimor, duke renditur se çështjet ishin brenda funksionit legjislativ të Kuvendit, të fokusuara në një çështje konkrete dhe ekzistojnë fakte, të dhëna apo indicie që të justifikojnë hetimin.
Sot, GJK i ka dhënë të drejtë vetëm një prej kërkesave të PD, asaj për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje