Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ndryshimin të masës së sigurisë “arrest me burg” të Mario Çelës, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit Suel Çela dhe të të Sergej Hasanpapaj.
Vendimi për t’i refuzuar lirinë Çelës dhe Hasanpapajt, është marrë në dhomë këshillimi nga treshja gjykuese Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.
Mario Çela, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit, Suel Çela, u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë me kërkesë të SPAK nga ku dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.
Ai akuzohet për veprat penale ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.
Prokuroria e Posaçme thotë se Mario Çela merrej me menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale të grupit të vëllait të tij, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.
Sergej Hasanpapaj u ekstradua në shkurt nga Belgjia i akuzuar për vrasjen e anëtarit të grupit rival, Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë.
Hasanpapaj u arrestua po atë vit në Belgjikë ndërsa njihet si mik i familjes Çapja dhe i përfshirë në një ngjarjesh kriminale në Elbasan.
Mario Çela dhe Sergej Hasanpapaj po gjykohen nga GJKKO me 19 të pandehur të tjerë, si pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës.
Sipas SPAK, nga grupi kriminal i Suel Çelës ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
Po ashtu, ata tentuan trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje