Gazeta Si – Kanye West (i cili pritet të jetë në Tiranë në 11 korrik në një koncert) dhe reperi tjetër amerikan, Travis Scott, nuk do të performojnë në “RCF Arena” në Reggio Emilia të Italisë më 17 dhe 18 korrik.
Në fund, pas shumë polemikash, koncertet shumë të kontestuara nuk do të zhvillohen: vendimi “për arsye të rendit dhe sigurisë publike” u mor nga Prefekti i qytetit Emilian, Salvatore Angieri, i cili më 25 maj thirri një takim të Komitetit Provincial për Rendin dhe Sigurinë Publike pas kërkesave të paraqitura nga Codacons dhe Komuniteti Hebraik i Modenës dhe Reggio Emilias.
Politikanët dhe organizatat kishin lobuar për të anuluar performancën e West, duke qenë se ai më parë kishte bërë deklarata antisemite dhe pro-naziste.
Megjithatë, prania e Travis Scott nuk ishte konfirmuar ende. West dhe Scott supozohej të ishin të ftuarit më të pritur në një festival që fillimisht u quajt Hellwatt, i cili më vonë u bë Pulse of Gaia, duke ndryshuar emrin dhe drejtimin artistik disa herë në një proces kompleks menaxhimi.
Sips mediave italiane, vendimi, u theksua, “lidhet me dy ngjarje të planifikuara për data të njëpasnjëshme në RCF Arena, një vend me një kapacitet prej afërsisht 103,000 spektatorësh dhe u mor për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë kohore midis ngjarjeve dhe turmave të mëdha që priten brenda 24 orëve”.
Për më tepër, dhe ndoshta edhe më domethënëse, “anulimi i koncerteve të mëparshme nga reperi amerikan në vende të tjera dhe rreziku real i protetave, ishin gjithashtu faktorë të rëndësishëm në vlerësimin e përgjithshëm”.
Të shtunën, më 29 maj, Kanye West mbërriti në Stamboll për një koncert shumë të pritur sot më 30 maj në stadiumin olimpik “Ataturk”, duke shënuar rikthimin e tij në skenat evropiane pas 11 vitesh.
Stambolli do të jetë takimi i vetëm i reperit amerikan në Turqi, ndërsa në javët në vijim turneu i tij veror pritet ta çojë atë në Holandë, Gjeorgji, Spanjë dhe Shqipëri, por, për momentin, jo më në Reggio Emilia.
Pikërisht më 11 korrik 2026, Tirana do të mirëpresë një nga artistët më të njohur dhe më me influencë në botën artistike, reperin Kanye West.
Më herët qeveria shqiptare ka njoftuar se në Kashar ka nisur tashmë puna për sheshin ku do të instalohet një stadium provizor për këtë shfaqje me rreth 60 mijë spektatorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje