Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Aurel Boriçin (Drejtori aktual në Drejtorinë e Medias dhe Komunikimit në Bashki) dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, të akuzuar për abuzime me detyrën në lidhje me prishjen e një pallati në Kombinat pas tërmetit të vitit 2019, por pa një vendim të këshillit bashkiak.
Ata u akuzuan për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” pas dyshimeve për punime fiktive të kryera për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti.
Ndërkohë, u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.
Sipas Gjykatës, Prokuroria e Tiranës nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.
Një pallat i prishur në Kombinat janarin e vitit 2020 me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti.
Prokuroria e Tiranës dyshonte se pallati nr. 140 nuk ishte i vetmi, që dyshohet se u pagua për t’u shembur edhe pse ishte i rrafshuar, por edhe 5 ndërtesa të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje