Nga Gazeta ‘Si’-Përballë të gjitha përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar përdorimin e cash-it, qarkullimi i parasë fizike ka arritur nivele rekord.
Në muajin prill, sasia e cash-it në qarkullim arriti në 486 miliardë lekë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me marsin, ky tregues është rritur me rreth 4 miliardë lekë.
Paralelisht, edhe treguesit e tjerë monetarë tregojnë një rritje të fluksit total të parave. Agregati M3, i njohur si paraja e gjerë, u rrit në 1.98 trilionë lekë, nga 1.97 trilion në mars.
Në prill 2026, agregati M1 (paraja jashtë bankave, së bashku me llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa përfshirë qeverinë) u rrit me rreth 13 mld lekë krahasuar me marsin, duke arritur në 989 mld.
Ndërkohë, agregati M2, që përfshin M1 plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, u rrit me 20 miliardë lekë brenda një muaji, duke arritur në 1.122 trilionë lekë.
Ndërkohë maji është afati i fundit i bizneseve të shërbimit, akomodimit, hotelerisë e transportit për të implemntuar pagesat me kartë, si pjesë e nismës qeveritare për të ndaluar paranë e thatë. Sipas kreyministrit Edi Rama, në 2030-n Shqipëria do të jetë vendi i parë “cashless” në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje