Drejtësia

Itali/ Goditet grupi shqiptar i trafikut të kokainës, 16 të arrestuar dhe 40 nën hetim

Autoritetet italiane kanë kryer një operacion policor me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Si rezultat i kësaj është goditur një organizatë shqiptare, e cila merrej me trafikun e drogës në zonën e L’Aquila. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 16 persona, ndërsa 40 të tjerë janë vënë nën hetim. Aktiviteti i shpërndarjes kryhej kryesisht nëpërmjet mesazheve të koduara dhe skemës me “delivery”, dorëzim i sigurtë në banesë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale mbërritën nga Shqipëria në Itali me vizë turistike, në fillim të të njëzetave, pa precedentë penalë, pa një histori gjyqësore pas tyre. Ata zbarkuan në Romë, pastaj dikush i orientoi në L’Aquila. Ata u vendosën në apartamente në periferi të kryeqytetit, përdorinin makina me qira dhe kishin pak telefona celularë dhe karta SIM që i ndryshonin vazhdimisht.

Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të L’Aquila, ekzistonte një sistem i organizuar që vitet e fundit kishte ndërtuar një rrjet të vërtetë kokaine rreth kryeqytetit të Abruzzos dhe zonës përreth. 40 personat e vënë nën hetim janë të gjithë shqiptarë, ndërsa akuzohen për trafik dhe posedimin të kokainës.

Sipas Prokurorisë, ishin tre grupe të dallueshme kriminale, autonome, por të lidhura me njëra-tjetrën dhe mbi të gjitha të lidhura me një strukturë operacionale në Shqipëri që menaxhonte rekrutimin, furnizimin me drogë dhe qarkullimin e vazhdueshëm të trafikantëve të drogës.

Makinat e përdorura nga personat e përfshirë ndryshonin vazhdimisht, ndërsa kokaina ishte fshehur në zona të pyllëzuara, fshatra dhe zona periferike rreth L’Aquila.

Gjatë hetimeve, karabinierët kanë bërë 16 arrestime në flagrante dhe kanë sekuestruar rreth një kilogram kokainë. Hetuesit besojnë se është konstatuar shitja e të paktën 3,200 dozave për një xhiro të vlerësuar në rreth 125 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë