Gazeta Si – Studentët nga Universiteti i Tiranës dhe Prishtinës kanë protestuar pasditen e kësaj të marte në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet në mbështetje të moshatarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.
Nën tingujt e “Kuq e zi je ti”, studentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur para ambasadës së kësaj të fundit në Tiranë, ku janë mbajtur disa fjalime.
Ata mbanin flamuj shqiptarë ndër duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë. Gjithashtu, mbajnë edhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë” që i bashkohet thirrjes “O sa mirë me qen shqiptar!” duke vijuar me himnin kombëtar për të simbolizuar nisjen e protestës.
Studentët deklarojnë se protesta nuk është politike dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka qëndrime politike, të largohet. Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa provimi të realizohet në gjuhën shqipe.
Protesta e radhës e studentë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut do të mbahet në Prishtinë, për tiu rikthyer organizimeve në Shkup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje