Nga Gazeta Si- Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.
“Paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja”,tha ai në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Ai thekson se kjo festë është festa e sakrificës, e solidaritetit dhe dashurisë për njeriun.
“Kjo festë na fton të reflektojmë më shumë për njëri-tjetrin, të jemi më pranë familjeve dhe personave në nevojë dhe kujdo që ka nevojë për mbështetje”, tha Spahiu, duke shtuar se në një kohë kur bota përballet me sfida të shumta, pasiguri dhe vështirësi sociale, mesazhi i Kurban Bajramit merr një rëndësi edhe më të madhe.
“Kemi nevojë më shumë se kurrë për mirëkuptim, dialog, respekt dhe bashkim mes njerëzve. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë dashuri, drejtësi dhe shpresë”.
Gjithashtu, ai uron që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje