Drejtësia

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP, Jonaid Myzyraj

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj Jonaid Myzyrajt, ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik.

SPAK kërkoi pushimin e hetimit për një nga episodet penale, ku Myzyraj akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera”.

GJKKO ka vlerësuar të mos pranojë kërkesën dhe ta kthejë dosjen në SPAK, duke i lënë 45 ditë kohë Strukturës së Posaçme për kryerjen e një akt-ekspertimi.

SPAK kërkoi pushim për një episod ku ish-zyrtarët e Prokurimeve dyshohen për “shkelje të barazisë në tendera”.

Ndërsa në një çështje të ndarë, SPAK vijon hetimin ndaj Myzyrajt dhe disa personave të tjerë mbi dyshime për disa vepra penale, mes të cilave edhe “shpërdorimi i detyrës”. 

Myzyraj u mor i pandehur në qershor të vitit 2025 për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurë prokurori për mirëmbajtjen e aksit rrugor rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.

Për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë, ndërsa për falsifikim të dokumenteve tre persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë