Politike

Rama ne Tokio dhe gjuha e trupit në fjalimin e tij

Nga Gazeta ‘Si’ – Fjalimi i zotit Rama ne Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, para dy ditësh e nisi fjalimin e me një fjalë të madhe duke u thënë te pranishmeve se ishte i “kënaqësi që gjendej mes tyre” por, shprehja e fytyrës së tij nuk e tregonte një gjë të tillë.

Duhet pasur parasysh se japonezët janë shume te respektueshëm ndaj dëgjuesit dhe pothuajse asgjë nuk lëvizte në sallë gjatë fjalimit të z.Rama. Kjo gjë në solli një nervozitet i cili lexohej në fryrën e kryeministrit tonë sepse ai nuk po arrinte të lexonte gjuhën e trupit të pjesëmarrësve a ishin të gëzuar që ishte mes tyre apo po e “injoronin “ në këtë mënyrë. Kjo “ngrirje” e fytyrave dhe trupave u përcolle me anë të “sistemit të pasqyrimit” edhe te anëtarët e delegacionit shqiptar që shoqëronin kryeministrin në atë sallë.

Duke vëzhguar fytyrat e pjesëmarrësve i gjithë fjalimi kaloj pa asnjë emocion të dukshëm. Në sallë u krijua një atmosferë e ftohtë, jo si sallat evropiane, ku zoti Rama nuk u përpoq fare të bënte as edhe një shaka për të thyer këtë akull por, ju përmbajt fjalimit të përgatitur rreptësishtë. Ishte një fjalim pa pikë emocioni. Shakaja e në fund te fjalimit ishte një përpjekje për të rregulluar atmosferën por minutat tashmë kishin kaluar. Aty është Japoni!


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë