Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, njoftoi se shtetasi shqiptar, Baki Goxhaj, i arrestuar nga autoritetet izraelite teksa po lundronte me anije drejt brigjeve të Gazës, është duke u riatdhesuar.
Hoxha tha se Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare.
Sipas tij, Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë.
Baki Goxhaj ndodhej në flotiljen “Sumud” duke dërguar ndihma humanitare në Gaza para se të ndalohej nga izraelitët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje