Nga Gazeta ‘Si’- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa risolli në Kuvend zhvillimet e fundit në Sarandë ku kupola drejtuese e komisariatit u shkarkua e drejtuesit u arrestuan, për shkak se kishin marrë ryshfete e kishin lejuar ndërtimin pa leje të një biznesi, i dyshuar për lidhje me krimin.
Zhupa akuzoi qeverinë se e kanë kthyer qytetin në skenë krimi dhe tha se shteti duhet të marrë masa për të parandaluar kriminalitetin në qytet.
“I gjithë Kuvendi e njeh gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua shefi i komisariatit dhe disa të tjerë të komisariatit, ndërsa ky Parlament dhe kjo qeveri bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë që ka thënë se kriminaliteti më i lartë është në Sarandë. Çfarë mase u mor? Asnjë masë. Ishte patronazhist i qeverisë.
Nëse nuk e dini, po ju informoj që Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme pa Policinë Bashkiake dhe IMT. Drejtori i Policisë Bashkiake është një i shkarkuar nga policia, i dënuar se ka marrë ryshfet nga trafikantët dhe është drejtor në Policinë Bashkiake.
T’i bie telefonit të IMT-së në Sarandë, nuk e hap askush sepse ka ikur në drejtim të paditur. Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz që ishin pjesë e grupit të strukturuar që merrnin ryshfete dhe e kanë kthyer Sarandën në skenë krimi”, tha Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje