Nga Gazeta ‘SI’- Të dhënat e fillimvitit 2026 konfirmojmë skenarin më pesimist për të ardhmen demografike të Shqipërisë.
Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi negative me 368 vdekje më shumë se lindje. Gjatë periudhës lindën 5.146 foshnje dhe u regjistruan 5.514 vdekje.
Po ashtu, edhe numri nominal i lindjeve ra me 1%, ndërsa vdekjet shënuan rënie me 7,4 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Kryeqyteti regjistroi numrin më të lartë të lindjeve, 2.438 dhe të vdekjeve, 1.422, në të gjithë vendin. Gjirokastra rezulton qarku me më pak lindje në Shqipëri, me vetëm 59 foshnje gjatë tre muajve të parë.
Berati shënoi rritjen më të lartë të lindjeve në vend 14.5% , ndërsa Elbasani ishte i vetmi qark në të gjithë Shqipërinë ku vdekjet u rritën 3.2%.
Nga ana tjetër, 2025 u mbyll me një shtesë natyrore pozitive prej 1.147 personash, me 22.541 lindje të regjistruara dhe 21.394 vdekje. Gjithsesi, të dyja fenomenet pësuan një rënie paralele prej përkatësisht 3.3% dhe 3.2% në raport me vitin 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje