Drejtësia

E akuzuar për grup kriminal, Mirlinda Karçanaj hesht para mediave pas daljes nga SPAK

Gazeta Si – Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoresha e AKSHI-t e akuzuar për grup kriminal me biznesmenët e shpallur në kërkim Ergys Agasi e Ermal Beqiri si përfitues të miliona eurove të taksapaguesve shqiptarë, u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë.

Në dalje ajo u përball me gazetarët, të cilët e pyetën për përgjegjësitë e saj në institucionin që ajo drejtonte.

Por ish zyrtarja e lartë nuk pranoi të flasë, ndërsa avokatja e saj, teksa shtyu mikrofonat e gazetarëve tha se “kur të dojë do të flasë”.

E vetmja që ndërhyri ishte avokatja e saj, e cila i kërkoi gazetarëve që Karçanaj do të flasë kur ta shoh të arsyeshme. “A ndjeni përgjegjësi personale mbi atë se çfarë ka ndodhur me AKSHI-n? Zonja ka pretenduar se nuk e kemi pyetur për ngjarjen. A mund të na e sqaroni pozicionin tuaj?”, i drejtohen gazetarët Karçanajt, e cila zgjodhi të heshtë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë mori vendimin për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

E hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime mbi shkelje të procedurave në tenderë publikë, Karçanaj ndiqet në një gjendje të lirë sigurie.

Karçanaj akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë