Drejtësia

Dosja e tunelit të Llogarasë, GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ ish-krerët e ARRSH dhe KESH

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zgjasë afatet e paraburgimit në lidhje me masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kreut të ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH-it Erald Elezi, për një periudhë kohe prej 3 muajsh.

Kështu, Gjyli dhe Elezi mbeten kështu në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi kërkesa e tyre për një masë më të lehtë u rrëzua.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, lidhur me çështjen e Tunelit të Llogarasë.

Për këtë dosje, është marrë e pandehur nga SPAK para disa muajsh edhe ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet në gjendje të lirë.

SPAK ka kërkuar për ata të dy, nga një deri në dy vite burg, ndërsa për ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Evis Berberi, ka kërkuar 10 vite heqje lirie dhe pesë vite ndalim të mbajtjes së posteve publike.

Nga hetimet e kryera, SPAK gjeti në shkelje 8 procedura tenderash të zhvilluara në vitet 2020‑2022 në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë