Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Europës i hapi dritën jeshile zbatimit të modelit të marrëveshjes së 6 nëntorit 2023 mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një hap që u përshëndet nga nismëtarja Giorgia Meloni, e cila mendon se kjo legjitimon qasjen e tyre për menaxhimin e flukseve.
“Dita e djeshme në Kishinjev tregoi se ajo që vetëm një vit më parë shkaktonte diskutime, sot është bërë një parim i ndarë mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Italia dhe Danimarka janë mes 9 vendeve anëtare të unionit që vitin e kaluar hartuan deklaratën e miratuar të premten me mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të Këshillit të Europës.
Vendimi është një mbështetje politike për modelin e qendrave të dëbimit në vende të treta, të emigrantëve të jashtëligjshëm që nuk përmbushin kriteret e përfitimit të azilit në vendet e Bashkimit Europian.
Qeveria italiane kërkoi ndihmën e strukturave të unionit dhe më gjerë për vënien në zbatim të këtij plani pas pengesave të njëpasnjëshme nga gjyqësori italian, i cili ka bllokuar dërgimin e emigrantëve me argumentin se si vendet e tyre të origjinës, ashtu edhe ato ku ndërtohen kampet nuk garantojnë zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut për ta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje