Gazeta Si – Me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës, është sekuestruar një sipërfaqe pa leje e një hoteli, i cili është nën hetim për ndërtim pa leje.
Prokuroria bën me dije se pronari me inicialet A.P., është nën hetim për ndërtim pa leje, ndërsa u vendos masa sekuestro preventive për një kat mbi tarracën e hotelit.
“Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P”, njofton prokuroria.
Ndërtimet rezultojnë se janë kryer nga 2025 deri në 2026. Objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.
“Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore”, thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje