Nga Gazeta Si- Ndërsa njerëzimi i afrohet dëmeve të pakthyeshme klimatike, sjelljet mashkullore janë cilësuar si “të këqija për planetin”.
Një punim i ri nga më shumë se 20 shkencëtarë nga 13 vende të ndryshme ka analizuar hulumtimet ekzistuese mbi ndryshimet klimatike, ngrohjen globale dhe kolapsin mjedisor dhe se si ato lidhen me atë që bëjnë burrat.
Botuar nw “International Journal for Masculinity Studies”, punim mbulon çështje të ndryshme si mohimi i klimës në politikën kanadeze, ndikimet mjedisore të politikave kineze në Oqeanin Paqësor, ndikuesit online pro-mishit në Finlandë dhe veprimet pozitive nga aktivistët burra në Afrikë, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel global.
A është sjellja e meshkujve e dëmshme për mjedisin?
Studiuesit zbuluan se burrat në përgjithësi kanë tendencë të kenë një gjurmë më të madhe karboni dhe ndikim më të madh mjedisor përmes konsumit, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtimin, transportin, turizmin dhe ngrënien e mishit.
Studime të shumta kanë nxjerrë në pah hendekun gjinor në emetimet e gazrave serrë. Për shembull, një studim i vitit 2025 që përfshinte 15,000 njerëz në Francë zbuloi se burrat emetojnë 26 për qind më shumë ndotje sesa gratë nga transporti dhe ushqimi.
Ekipi gjithashtu paralajmëron se burrat kanë tendencë të jenw “më pak tw shqetwsuar për ndryshimet klimatike”, janë “më pak ambiciozë dhe më pak aktivë në politikat mjedisore” dhe janë më pak të gatshëm të ndryshojnë praktikat e përditshme për të trajtuar problemet në rritje.
Një studim i vitit të kaluar zbuloi se burrat shprehin më pak shqetësim për ndryshimet klimatike dhe kanë më shumë gjasa të shfaqin shmangie të sjelljes pro-mjedisore, siç është shmangia e produkteve miqësore me mjedisin për të ruajtur një imazh mashkullor, shpesh tradicional.
Burrat gjithashtu kanë tendencë të jenë më të përfshirë në zotërimin, menaxhimin dhe kontrollin e industrive të rënda, kimike, me bazë karboni, të industrializuara si bujqësia, së bashku me industri të tjera me ndikim të lartë mjedisor.
‘Ndikimet negative’ të burrave
“Tani ka shumë kërkime që tregojnë ndikime të qarta negative të sjelljes së disa burrave në mjedis dhe klimë”, thotë profesori Jeff Hearn, redaktori i dokumentit dhe profesor i Sociologjisë.
Hulumtuesit shtojnë se këto “modele dëmtuese” vlejnë veçanërisht për burrat e elitës, të bardhë europerëndimorë, krahasuar me burrat me të ardhura të ulëta në jugun global.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje