Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën e radhës plenare.
Në fokus të diskutimeve do të jenë interpelancat me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me kërkesë të deputetes demokrate Ina Zhupa.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe një sërë projektligjesh të rëndësishme, mes tyre ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, amendimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, si dhe projektligjin për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital.
Po ashtu, në seancë pritet të diskutohen edhe disa projektligje që lidhen me taksat kombëtare, akcizat dhe mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse.
Në rend dite janë përfshirë edhe disa projektvendime për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura, përfshirë Komisionerin e Avokatit të Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe anëtarë të institucioneve drejtuese të Bankës së Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje