Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për grupin e shpërndarësve të lëndëve narkotike të ndaluar në një operacion që Policia e Elbasanit e ndihmuar nga FNSH zhvilloi në fundjavë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit aksioni u zhvillua paralelisht në Përrenjas, Librazhd dhe Elbasan duke vënë në pranga 10 persona ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi në cilësi të provës materiale 8 kg kanabis sativa, 100 gr kokainë dhe shuma parash të dyshuara të vëna nga aktiviteti i paligjshëm.
Hetimet nisën 10 muaj më parë me agjentë të infiltruar dhe dokumentuar me pamje filmike ndërsa kontrollet e policisë përfshinë dhjetëra banesa.
Aksioni erdhi në kuadër të operacioneve të mëhershme të koduara “Rrjeti” dhe “Tempulli”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje