Gazeta Si – Autori i aksidentit fatal me viktima dy të mitur dhe një tjetër të plagosur në Durrës, Nikoll Radaçi, është lënë në burg nga gjykata këtë të martë.
Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, ajo e aksidentit me pasojë vdekje, largim nga vendi i ngjarjes dhe përdorim alkooli në kohën që drejton mjetin.
Avokatja e caktuar nga shteti, Arta Geca, u shpreh se masa ishte ajo që pritej, ndërsa tregoi se Radaçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mbajti qëndrim gjatë seancës. Ai është shfaqur i qetë pas kafazit të xhamtë, ndërsa familja e ka braktisur atë në këtë seancë.
Sipas saj, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë parashikohet dënimi me burg nga 5-20 vite.
“Masë e sigurimit arrest me burg. Masë e cila pritej. Nga prokuroria ka ardhur me 3 akuza. I pandehuri nuk foli fare, dukej në gjendje të rnëduar psikologjike nuk dha shpjegim para gjykatës unë isha e ftuar nga shteti për mbrojtje duke qenë se nuk kishte avokat të zgjedhur. Shkelja e rregullave të qarkullimit me pasojë vdekje ose plagosje të rëndë nga 5-20 vite parashikohet dënimi me burg, drejtimi i mjeteve në gjendje të parregullt ku konkludon me pirjen e alkoolit dhe largimi nga vendi i aksidentit. Ka shprehur pendesë ndjehet i penduar edhe sot dukej në gjendje të rënduar psikologjike”, deklaroi Geca.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së dielës, më 3 maj, në Spitallë të Durrësit, ku fëmijët po luanin në trotuar, por Radaçi në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe i përplasi.
Si pasojë, humbën jetën në vendin e ngjarjes një 12-vjeçar dhe një 9-vjeçar, ndërsa një 8-vjeçar, arriti të mbijetojë, por me dëmtime në gjymtyrë.
Banorët e zonës thonë se Radaçi ishte problematik në qarkullim dhe disa herë më parë qenë ankuar në polici. Ai ishte ndëshkuar nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Një ditë më parë, edhe në Kuvend mazhoranca kërkoi ashpërsim të masave në Kodin Rrugor për raste të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Hi Neat post Theres an issue together with your web site in internet explorer may test this IE still is the marketplace chief and a good component of people will pass over your fantastic writing due to this problem