Nga Gazeta ‘Si’- Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 1.5 pikë në muajin prill, i ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe konsumatorëve. Ndërkohë, sektori i industrisë dhe ai i ndërtimit kontribuuan pozitivisht në tregues.
Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.6 pikë përqindje, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për shitjet aktuale, ndërsa pritjet për çmimet vijojnë të rriten.
Besimi i konsumatorëve ra me 3.2 pikë, duke zbritur nën mesataren historike. Konsumatorët presin përkeqësim të gjendjes financiare personale dhe të ekonomisë, si dhe shfaqin më pak gatishmëri për blerje të mëdha.

Në sektorin e shërbimeve, besimi u ul me 1.7 pikë, i ndikuar nga kërkesa më e dobët, ndërsa bizneset parashikojnë ulje të çmimeve.
Nga ana tjetër, ndërtuesit u shfaqën optimistë, me një rritje prej 4.9 pikësh përqindje, e nxitur nga rritja e kërkesës.
Treguesi i besimit në industri u rrit me 1.5 pikë përqindje, i mbështetur nga ecuria pozitive e prodhimit dhe kërkesa për eksporte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje